Lajme

Kinë: Gjenden 5 mijë kafshë të ngordhura në kuti kartoni

Të paktën 5,000 kafshë shtëpiake u gjetën të vd

Të paktën 5,000 kafshë shtëpiake u gjetën të vdekur në kutitë e transportit prej kartoni javën e kaluar në një strukturë logjistike në Kinën Qendrore, viktima të mundshme të një komunikimi të gabuar në zinxhirin e furnizimit, shkruan CBS News, njofton Insajderi.

Vetëm njëqind kafshë u shpëtuan dhe autoritetet kanë filluar një hetim në Provincën Henan, tha një grup lokal i shpëtimit të kafshëve për CBS News të mërkurën.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Stacioni ishte i mbushur plot me kuti ekspres me mijëra kafshë që kishin ngordhur tashmë, dhe i gjithë vendi kundërmonte nga trupat e kalbur,” tha Sister Hua, themeluese e grupit të shpëtimit të kafshëve Utopia. Ajo nuk e përdor emrin e saj të vërtetë, duke thënë se preferon të mbajë vëmendjen tek kafshët sesa tek ajo personalisht.

“Ishte si një ferr i gjallë,” i tha ajo CBS News në një intervistë telefonike të mërkurën.

Kafshët përfshinin lepuj, derra ‘guinea’, mace dhe qen, të gjithë të mbajtur në kafaze plastike ose metali të mbështjella në kuti kartoni me vrima frymëmarrjeje. Ata ishin lënë në kutitë pa ushqim dhe ujë për rreth një javë para se të zbuloheshin në stacionin Dongxing në qytetin Luohe të Henan. /Insajderi.com