Lajme

Kim: Shqipëria, emër jo të mirë për krimin dhe trafikun e narkotikës

Gjatë seancës dëgjimore në Senatin amerikan

Gjatë seancës dëgjimore në Senatin amerikan, e nominuara për ambasadore të SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e ka vënë theksin edhe te niveli i lartë i kriminalitetit në Shqipëri.

Përpara senatorëve amerikanë, ajo ka theksuar:”Shqipëria ka një emër jo të mirë për krimin e organizuar, për trafikimin e njerëzve, sidomos të grave si dhe të narkotikëve përmes kufijve“.

Ambasadorja e ardhshme në vendin tonë theksoi gjithashtu se sheh si përparësi gjatë ushtrimit të detyrës së saj edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional.