24 orë+ Lajme

Kim Mehmeti: Edi Rama është i rrezikshëm, është diktator i internetit, mosvotimi i qeverisë së tij dëshmon se sa e respekton vetveten

Në emisionin “Pa maskë”, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti është shfaqur i ashpër me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Madje, sjelljet e tij i ka krahasuar me një “arushagji të cirkut”. Sipas tij, Edi Ramës nuk i intereson as shteti dhe as populli, por mbi të gjitha, dëshiron të jetë në epiqendër, atij nuk i intereson as shteti e as populli, njofton 24-ore.info

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Kur e shihni se si sillet ai (Edi Rama), me qenë ndonjë i huaj dhe mos me ju tregu dikush se është kryeministër, do të mendoni se është një arushagji ciriku. Se ashtu ai sillet. Nuk i ka hije atij ajo që i ka hije Kimit. Unë nuk i përfaqësoj shqiptarët, nuk e përfaqësoj as familjen time në fund të fundit. Ai i përfaqëson shqiptarët, ai është i zgjedhur, ai është kryeministër i popullit të tij. Atë kush e sheh thotë ky është i pari i shqiptarëve”, ka deklaruar Kim Mehmeti duke shprehur bindjen se një kryeministri nuk i kanë hije disa veprime shkaku i pozitës të cilën e ka.

Mehmeti ka thënë se në fillim ka menduar se kjo është një strategji e tij për ta shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të Shqipërisë, mirëpo thotë se tani ka ndryshuar mendimin.

“Kohëve të fundit më duket se ka të bëjë me një mendësi të atillë, se ai (Edi Rama) don të jetë në epiqendër. Atë nuk e intereson as shtet, as popull, ai don të flitet për të dhe fund. Shqipëria le të shkojë ku të dojë, shqiptarët le të shkojnë ku të duan. Ai është “shqipëria” dhe kjo ka të bëjë me kokën e tij… nuk është kjo as PR, as ndonjë strategji. Dhe, njerëzit e tillë janë të rrezikshëm. Ai është i rrezikshëm sepse të tillë janë diktatorët. Diktatorët që të mbeten aty ku janë, ata në fund e dini se çfarë bëjnë, merrni lexoni të gjitha biografitë e diktatorëve, në fund ata shpallin luftë sepse populli varfërohet, nuk kanë më se me çfarë ta gënjejnë… dhe njerëzit thonë se se ky është diktator. Ky është diktator i kohës së internetit. Përderisa diktatorët në komunizëm e kontrollonin të vërtetën, ky e kontrollon gënjeshtrat që përhapen”, ka deklaruar Kim Mehmeti në emisionin “Pa maskë”.

Sipas Mehmetit, Shqipëria më shumë ishte shtet para 100 viteve sesa që është sot. Ai ka deklaruar se qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë gjithçka në shitje në Shqipëri dhe se do ta shiste edhe gjuhën shqipe nëse do të kishte blerës të interesuar, ndërsa “brekushet” e tij do t’i shpallte si veshje kombëtare.

“Mosvotimi i kësaj qeverie, dëshmon se sa e respekton veteven”, ka deklaruar Kim Mehmeti. Ai ka thënë se Shqipëria më shumë ngjante në shtet para 100 viteve, sesa tani/24-ore.info