24 orë+ Lajme

Kim Mehmeti: Covid-19 nisi si sëmundje, u bë pandemi, tani u shndërrua në strategji, OBSH-ja është edhe qendër biznesi

I ftuar në emisionin “Pa maskë”, shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka thënë se gjatë veprimtarisë së tij mundohet të jetë edhe zëri i atyre që askush nuk i pyet për asgjë, andaj edhe shpreh qëndrimet e tij në raport me zhvillimet në shoqëritë shqiptare. Madje, ai ka thënë se ka mirëkuptim edhe për ata që rezervohen të shprehin bindjet e tyre në raport me zhvillimet e ndryshme në shoqëri ngaqë, sipas tij, ata kanë arsyet e tyre veçanërisht në rrethana kur vështirë mbijetohet, njofton 24-ore.info

Reklamo bizensin tuaj ketu

I pyetur rreth pandemisë dhe ndikimit të saj në jetën e përditshme, ai është shprehur se tashmë kanë filluar të ekzagjerohet situata. Sipas Kim Mehmetit, virusi më vdekjeprurës është frika nga vdekja.

“Është diçka më shumë irracionale, jo që mund të them a ekziston a nuk ekziston, atë e dinë njerëzit e atij profesioni. Mirëpo, mënyra se si ajo përjetohet më duket pak budallaishe të jem i sinqertë. Doli puna se njerëzit filluan të vdesin pasi erdhi kjo pandemi, se para asaj njerëzit nuk kanë vdekur. Doli puna që ne nuk jemi të vetëdijshëm se sëmuremi, doli puna që ne nuk jemi të vetëdijshëm të ruhemi nga sëmundjet … Doli puna që ne nuk e dijmë se virursi më vdekjeprurës te njeriu është frika nga vdekja. Ajo njeriun e shkatërron. Ju një muaj nëse mbylleni në shtëpi dhe vajtoni çdo natë se si do të vdes, në fund edhe do të vdisni”, ka thënë ndër të tjera shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti në emisionin “Pa maskë”. Madje, edhe paralajmërimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ai i ka parë nga këndvështrimi i një qenndre biznesi.

“OBSH-ja është edhe një qendër biznesi, nuk është ajo që merret vetëm me shëndetin. Jo një herë është dëshmuar se edhe aty bëhen kalkulime nga më të ndryshmet. Në këto lojëra globale, edhe kalkulimet me sëmundje janë globale. Sepse ju mos harroni se vaksinat për këtë pandemi sjellin miliarda. Dhe tani bëhet një luftë se kush do ta sjellë atë vaksinë sepse ajo nuk do ta bëjë veç pjesën humane… por, edhe fitimet janë të mëdha. Unë e kam thënë dhe do ta përsëris, e kam thënë dy muaj pasi u paraqit kjo pandemi: Në fillim ishte një sëmundje e rëndomtë, mandej u bë pandemi dhe tani është strategji”, ka deklaruar Mehmeti duke shprehur dyshimet se tani përtej mbrojtjes së shëndetit, janë edhe interesa të ndryshme në pyetje./24-ore.info