Showbiz

Kim Kardashian mund të ketë lavamanët më të çuditshëm në botë

Kur Kim Kardashian prezantoi shtëpinë e saj në

Kur Kim Kardashian prezantoi shtëpinë e saj në rubrikën e famshme të Vogue, “73 Questions”, shumë mbetën të habitur me interierin e shtëpisë. E kur erdhi puna tek lavamanët shumë patën edhe pyetje. Si funsksionojnë këta lavamanë?

Lavamanët e Kim janë shumë ndryshe nga lavamanët e zakonshëm. Më konkretisht, ja si duken ata.

Fillimisht, vlen të theksohet se lavamanët janë projektuar nga vetë Kanye (me ndihmën e arkitektit Claudio Silvestrin dhe dizajnerit Axel Vevoordt), gjë që shpjegon pse ata janë kaq të çuditshëm. U deshën tetë prototipe përpara se të vendosej ky model përfundimtar.

Mund të paramendoni, ky lavaman është i sheshtë, ku shkon uji? Pavarësisht se duken plotësisht të rrafshëta, lavamanët kanë një pjerrësi të lehtë dhe një të çarë ku bie uji. Gjeniale a po jo?

Edhe tek çelësat e dritave në shtëpi ata patën një zgjedhje të pazakontë. Në muret vërehen vetëm 3 butona të vegjël metalit. Një për të ndezur dritat, një për të errësuar dritat dhe një për t’i fikur.

E në dhomën e saj të gjumit, ka një televizor 130 inçësh (330cm), që del nga dyshemeja kur ndizet. Kim dhe Kanye kanë shtëpinë më të pazakontë jo vetëm në Hollywood por ndoshta edhe  në botë…/Insajderi.com

kim-kardashian-tvkim-kardashian-tvkim-kardashian-tv