Sport

KF Ballkani u rikthehet fitoreve, mposht në shtëpi Flamurtarin

15:51 | 24 Tetor 2019

15:51 | 24 Tetor 2019

KF Ballkani është rikthyer te fitorja duke e mposhtur Flamurtarin në shtëpi me rezultt 3:1, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.

Blendi Baftiu në minutën e 24’, kaloi në eprësi skuadrën e Ismet Munishit, që këtë ndeshje ndoqi nga tribunat shkaku i suspendimit.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 59’, Artur Magani dyfishoi epërsinë në 2:0, ndërsa në minutën e 64’, Jetmir Topalli shënoi për 3:0.

Golin e vetëm mysafirët e shënuan në minutën e 79’, nëpërmjet Angel Granchov, që realizoi me kokë pas harkimit nga ndërprerja.

Me këtë fitore Ballkani numëron 23 pikë, dhe renditet në vendin e dytë, me një pikë më pak se SC Gjilani.

Në xhiron e ardhshme, Ballkani luan sërish në shtëpi, duke pritur Dukagjinin, ndërsa Flamurtari luan në udhëtim te Prishtina./Lajmi.net/