Shëndetësi

Këto ushqime janë po aq të dëmshme sa duhani

Dietat e paekuilibruara vrasin më shumë njerëz

Dietat e paekuilibruara vrasin më shumë njerëz në ditët e sotme sesa pirja e duhanit. Shkencëtarët zbuluan se mungesa e ushqyesve të rëndësishëm mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Megjithatë disa produkte, të cilat ne i përfshijmë në dietën tonë për cilësitë e tyre të ashtuquajtura të dobishme, mund të jenë gjithashtu shkatërruese për trupat tanë.





Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga ushqimet që janë po aq të dëmshme sa pirja e duhanit.

1. Lëngjet e frutave. Kur ata shtrydhen humbin pothuajse të gjitha vlerat ushqyese. Është më mirë të hani fruta ne vend të tyre.

2. Sushi – Përmbajtja e tyre është shumë e pasur me kalori për shkak të majonezës, djathërave, vajrave etj.

3. Peshku i rezervuarit – Jo vetëm që nuk ka lëndë ushqyese të shëndetshme, por gjithashtu përmban aditivë kimikë që përdoren për t’i rritur me shpejt.

4. Ushqimet pa yndyrë – Mund t’ju duket e shëndetshme por në fakt ju po konsumoni një sheqer.

5. Drithërat – Njihen si të shëndetshme, por shumica prej tyre janë kokrra të rafinuara. Marrja e shtuar e tyre mund të rezultojë në diabet, sëmundje të zemrës dhe mbipeshë.

6. Buka e bardhë – Buka e bardhë është një tjetër produkt i bërë nga drithëra të rafinuar që nuk kanë ushqyes të shëndetshëm as fibra.

7. Soja – Shumica e fasuleve të sojës janë modifikuar gjenetikisht, që do të thotë që vështirë se merrni ndonjë prej ushqyesve prej tyre.