Shëndetësi

Këto metoda natyrale do t’ju bëjnë të humbni peshë më shpejt

Pavarësisht regjimit ushqimor dhe dietave të ek

Pavarësisht regjimit ushqimor dhe dietave të ekuilibruara shpeshherë ndodh që të mos arrini peshën e dëshiruar. Megjithatë, ka disa mënyra që do t’ju vijnë në ndihmë për t’i humbur kilogramët më shpejt se sa keni menduar.



Lëng boronice dhe limon

Eliminimi i toksinave dhe zvogëlimi i kolesterolit dhe glukozës janë detyrat kryesore të boronicës, ndërsa lëngu i limonit ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta. Një pije e freskët dhe me vitamina që ndihmon humbjen e peshës dhe që mund ta përgatisni thjesht duke përzier boronicat me pak ujë dhe duke shtuar lëngun e gjysmës së limonit.

Xhenxhefil, limon, nenexhik dhe kastravec

Limoni pastrues, nenexhiku tretës dhe anti-inflamator, xhenxhefili që djeg dhjamin dhe kastraveci diuretik, janë një përzierje e mrekullueshme për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Smoothie me mollë jeshile dhe majdanoz

 Fibrat e mollës kombinohen me vitaminat në majdanoz. Përziejini së bashku dhe shtoni pak ujë.