Lajme

Këto janë dy shtetet e vetme ku ka më shumë gra se burra në parlament

Ndonëse viteve të fundit është shënuar progres për avancimin e të drejtave të grave dhe përfaqësimit të tyre në institucione në pjesë të ndryshme të botës, ato vazhdojnë të mbeten pakicë në shumicën e vendeve.

Sipas një grafiku të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, në botë janë vetëm dy shtete që kanë më shumë gra sesa burra në parlament – Ruanda dhe Kuba. Ndërkohë në Emiratet e Bashkuara Arabe, numri i deputetëve dhe deputeteve është i barabartë.

Ruanda, shtet me mbi 13 milionë banorë në pjesën qendrore të Afrikës, ka 61 deputete e vetëm 39 deputetë. Kuba, shtet në Amerikën Veriore, ka 53 deputete e 47 deputetë, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe janë 50 deputete e 50 deputetë.

Në shtetet tjera, ku shumica e deputetëve janë burra, Bjellorusia – vend autokratik – befasisht ka numër mjaft të lartë të deputeteve – 40. Pas saj radhiten fqinjet e Kosovës, Serbia e Maqedonia Veriore me nga 30 deputete.