Lajme

Këta janë numrat e kandidatëve për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut në fletëvotim

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka tërhequr shortin për kandidatët dhe subjektet politike të renditura në fletvotimet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës që do të mbahen më 29 nëntor.

Në Mitrovicën e Veriut, kandidati i Vetëvendosjes Erden Atiq do të ketë numrin 121, Dusan Milunovic kandidat i pavarur do të ketë numrin 122, Milan Radojevic nga Lista Serbe do të ketë numrin 123 dhe Florent Azemi nga PDK’ja do të ketë numrin 124.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e 3 kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim.

Naim Fetahu nga PDK’ja do të ketë numrin 10, Nexhmi Rudari nga LDK’ja numrin 11 dhe Shpejtim Bulliqi nga VV’ja, numrin 12.