Lajme

Kështu do të duket një patentë-shofer ndërkombëtar

Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Zëvendësministri Bajram Gecja, tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët. Qe nga 1 tetori Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar me aplikimin për patentë-shofer ndërkombëtar.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë-shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës./24-ore.info