Showbiz

Këshilltari i Thaçit: Ka deputetë që gëzohen për eliminimet politike të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për mosmiratimit të ligjit për vlerat e luftës.

Behramaj ka thënë se as 61 deputetë nuk janë të interesuar të mbrojnë luftën e UÇK-së.

”Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Prej tyre, 100 janë deputetë shqiptarë. As 61 prej deputetëve shqiptarë nuk janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së. Nuk janë të interesuar as të koordinohen dhe miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës. Ndërsa, në anën tjetër, interesohen vetëm të përfitojnë politikisht dhe fshehurazi u gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, ka shkruar ai.