Kosovë

Këshilltari i Agim Veliut: E tmerrshme se si VV’ja çështjet më të ndjeshme i shndërron në kauza politike

Shefi i Kabinetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, njëherësh edhe këshilltar politik i ministrisë në fjalë, Agim Veliut, ka thënë se partia opozitare, Vetëvendosje, po i shndërron çështjet e ndjeshme në kauza politike.

Ai këto komente i bëri në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, teksa i vlerësoi si të tmerrshme.

“Është e tmerrshme dhe irrituese se si edhe çështjet me të ndjeshme njerëzore LVV i shndërron në kauza politike!”, ka shkruar Gecaj në Facebook’un e tij.

Vetëvendosja dhe LDK’ja kanë filluar të hedhin akuza dhe kundër-akuza mes vete lidhur me komentin e zëvendëskryeministrit për deputeten e partisë opozitare, Saranda Bogujevci. Për këtë të fundit, Selmanaj në T7 tha se “jemi lodhë me këto viktimizime”, i cili më pas kërkoi falje publikisht.

Për që është ezauruar një gjë e tillë, po e konfirmojnë edhe njohësit e çështjeve. Ehat Miftaraj, nga IKD’ja, përgjatë ditës së sotme deklaroi se zëvendëskryeministri tashmë kishte kërkuar falje, për çka duhet respektuar.

“Kryeministri dhe ministrat janë llogaridhënës ndaj Kuvendit, por Kuvendi as partitë politike në Kuvend nuk kanë të drejtë të ia ndalojnë hyrjen në Kuvend një anëtari të Qeverisë”, ka shkruar ai.

Deputetët e Vetëvendosjes, përgjatë seancës plenare të mbajtur dje, e përcollën me bërtima ardhjen e Selmanajt në kuvend, duke bërtitur “Jashtë, jashtë”!