Lajme

Kërkohet suspendimi i policit që arrestoi Faik Fazliun

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka re

Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili të dielën ka arrestuar ish-kryetarin e Organizatës së Veternave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, i njëjti është duke u hetuar me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Rasti ka ndodhur gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri”, të dielën mbrëma.

“Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia”, thuhet në njoftim./Insajderi.com