Lajme

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që rrahu një person deri në vdekje

Është kërkuar paraburgim për të dyshuarin që rr

Është kërkuar paraburgim për të dyshuarin që rrahu për vdekje një person në fshatin Bibaj të Ferizajit, njofton Insajderi.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj në anë të një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit B.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafi 2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Theksohet se ekziston dyshimi i bazuar se më 21 Shkurt 2021, në fshatin Bibaj, në parkingun e pompës së derivateve “Hib Petrol”, i pandehuri B.SH., me dashje i ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor tani të ndjerit A.L., ku pas një fjalosje, i njëjti e godet me grusht në fytyrë, me ç’rast si pasojë e kësaj goditje rrëzohet në tokë-beton dhe pëson lëndime trupore dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara i njëjti ndërron jetë. /Insajderi.com