tjera

Kërkesa e ministrit Zemaj, Drejtori i Operacioneve në Polici flet për kthimin e orarit 12-orësh për policët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të matën kërkoi nga Policia e Kosovës që të kthejë orarin e punës në 12 orë në ditë për të gjithë zyrtarët policorë.

Kjo kërkesë e Zemajt erdhi pasi ditëve fundit është rritur numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.

Por, pavarësisht kësaj kërkesë të kreut të MSH-së, në Policinë e Kosovës thonë se tani për tani, nuk kanë vendosur për rikthim të orarit prej 12-orësh.

Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovë, Afrim Ahmeti tha për gazetën Objektiv se po i vazhdojnë kontrollet nëpër qytete dhe po u shqiptojnë gjoba atyre që nuk e respektojnë ligjin për COVID-19.

“Ne jemi tu punu me orar tetorësh, nëse vendoset diçka e merrni vesh. Ne kontrollet nuk i kemi ndalë, kur ka rritje të rasteve normal që edhe ne i rrisim masat dhe i shtojmë kontrollet. Ata nxjerrin vendime ne i zbatojmë, politikat i udhëheq Ministria e Punëve të Brendshme e cila edhe na përfaqëson në qeveri që marrin vendime që ne duhet me i egzekutu”, tha Ahemti.

I dyti i Policisë ka bërë thirrje te qytetarët që të mos dalin pa maska, në të kundërtën do të gjobiten.

“Për ç’do ditë numri i gjobave për mos mbajtje të maskave është mbi 500, ne i lusim qytetarët që me i zbatu vendimet e qeverisë edhe mos me pas ne nevojë me u marrë as me lokale, as me gastronomi dhe as me qytetarë në rrugë”, theksoi Ahmeti.

Ndërkohë, sipas Ahmetit 23 zyrtarë policorë janë të infektuar me virusin korona momentalisht