Lajme

Kërcënohet Zafir Berisha

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është kërcënuar. Rasti po hetohet nga Policia.

Lajmin për kërcënimin e Berishës e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media.

“Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha”, thuhet në reagimin e MPB’së.

Ndërkohë, MPB ka demantuar lajmin që u raportua në media se është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram.

This image has an empty alt attribute; its file name is zafir-berisha-600x360.jpg