Showbiz

Këngëtari shqiptar do të hapë ceremoninë e Kampionatit Evropian

Andrea Bocelli do të jetë protagonisti muzikor në ceremoninë e hapjes së EURO 2020 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Megjithatë, i pari që do të ngjitet në skenën e improvizuar në fushën e “Olimpico”-s do të jetë këngëtari shqiptar, Ermal Meta.

Mësohet se këngëtari shqiptar do të këndojë këngën “Uno”, e cila është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”.

Ndërsa Bocelli do të interpretojë “Nessun Dorma”, i rrethuar nga një koreografi e jashtëzakonshme, ku do të përfshihen dhe “Frecce Tricolori”, avionët që do të lëshojnë në qiell 3 ngjyrat e flamurit italian të cilat do të mbulojnë gjithë stadiumin.