Lajme

Kë po falenderon Rudina? (Video)

Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembac

Aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka marrë përsipër së fundmi të ketë një biznes të sajin. Lajmi është bërë i ditur përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetin social “Instagram”. Por ku do ta shohim së shpejti Rudinën?

Aktorja e humorit duket se ka hapur në kryeqytet një restorant mjaft luksoz. Por, bazuar në postimin e make-up artistes dhe mikeshës së saj të zemrës, kjo iniciativë ka gjetur mbështetje. “Falenderoj Markun për besimin që pati tek unë, por është edhe i zgjuar se besoi tek njeriu i duhur”-shprehet në nota humori

Rudina në ceremoninë e inagurimit, duke krijuar pikëpyetje për identitetin e Markut. Risjellim në vëmendje se para pak ditësh aktorja e humorit konfirmoi në një intervistë ndarjen e shumëpërfolur nga bashkëshorti dhe babai i vajzës së saj, Aleks.


Etiketa: ,