Lajme

Katër mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer arrijnë sot në Kosovë

Katër mijë e 680 doza të vaksinës nga kompania

Katër mijë e 680 doza të vaksinës nga kompania amerikane Pfizer pritet të arrijnë sot, e martë, në Kosovë, njofton Insajderi.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë pret që gjatë ditës së sotme të arrijnë katër mijë 680 doza të Pfizer në Kosovë. Këto janë pjesë e asistencës prej 95 mijë dozave që BE-ja i ka ndarë për Kosovën”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Disa ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në Twitter konfirmoi se 95 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 do të vijnë në Kosovë nga maj deri në gusht./Insajderi.com