Lajme

Katër mësimdhënës në “Faik Konica” pozitivë në COVID-19 – mësimi vazhdon online

Katër mësimdhënës në shkollën fillore “Faik Kon

Katër mësimdhënës në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, njofton Insajderi.

Për këto raste pozitive ka bërë ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me rekomanimin e IKSHPK-së, kjo shkollë do të kalojë në mësim online për dy javë.

“Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën ‘Faik Konica’, nga skenari ‘A’, të kaloj në skenarin ‘C’, mësimin online, për dy javë”.

“IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin ‘A’”, ka shkruar Zemaj. /Insajderi.com