Sport

Kategoria Superiore: Vllaznia, Laçi dhe Teuta shënojnë fitore

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e orës 16:00, nde

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e orës 16:00, ndeshjet e fundit të javës së 28 të Kategorisë Superiore, njofton Insajderi.

Teuta mposht Skënderbeun në kampionat. Madje është një ish-bardhekuq ai që sjell fitoren. Goli i Devi Bregut ka mjaftuar që Teuta të dalë me tre pikët nga fusha dhe të rrëmbejë sërish kreun e renditjes.

Ndërkohë në krahun tjetër Laçi ka mposhtur Bylisin me shifrat 2-1. Në minutën e 54-të Deliu zhbllokon rezultatin, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Prenga shënon golin e fitores. Bylisi kundërpërgjigjet shumë vonë. Penalltia e konvertuar në gol nga Ndreca në sekondat e fundit nuk mjafton për të dalë me pikë nga ky takim. Ekipi i Shpëtim Duros mban kështu hapin e pretendentëve, duke qëndruar në vendin e katërt, me vetëm katër pikë larg Teutës kryesuese.

Në ndeshje tjetër të zhvilluar sot, Vllaznia ka mposhtur me rezultat bindës 0:6 ekipin e Apolonisë, kështu ekipi nga Shkodra renditet në vendin e dytë me 50 pikë. /Insajderi.com