tjera

Kaq kushtoi fustani që Dua Lipa veshi në AMAs

Këngëtarja shqiptare është një nga emrat më të suksesshëm të momentit dhe albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka marrë vlerësime të mëdha.

Ajo në mbrëmjen e djeshme në “American Music Awards”  shkëlqeu duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme të këngës“Levitating”.

Dua kishte veshur një fustan mjaft të veçantë nga marka “Versace”,i cili mahniti të gjithë fansat e këngëtares.

Sipas faqes “What They Wearin” veshja e Lipës ka kushtuar plot 10 mijë euro.