Lajme

Kapiteni legjendar Francesco Totti dhe Ilary Blasi, rezultojnë me Covid-19

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti

Ish-kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti ka rezultuar me Covid-19.

Disa ditë pas vdekjes së babait  të tij Enzo, i njohur në Trigoria si “sherifi”, Francesco Totti doli pozitiv.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai kishte simptoma tipike, ethe dhe ndihej  i dobët fizikisht. Kështu që ai vendosi të bënte tamponin, nga ku rezultoi mbartës i koronavirusit.

E shoqja e ish-lojtarit, Ilary Blasi, doli gjithashtu pozitive, ndonëse është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në fillim të muajit, Totti humbi të atin, në moshën 76-vjeçare. Ai vdiq në Spallanzani pikërisht për shkak të Covid-19.

Shtrimi në spital i të atit ishte një moment shumë i vështirë për Totti-n, i cili, në ditët në vijim, publikoi një letër të ndjerë në profilin e tij në Instagram.


Etiketa: , ,