Shqipëri

Kapet një shqiponjë e sëmurë në Malin e Tomorit

Një Shqiponjë e malit (Aquila Chrysaetus) është gjetur e sëmurë dhe në gjendje të dobët fizike në Malin e Tomorit.

Shqiponja u gjet nga njëri prej rojeve Mjedisore të Agjensisë së Zonave të Mbrojtura në Berat. Shqiponja është kapur me kujdes dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në qytetin e Fierit, është transportuar drejt qendrës së rehabilitimit të shpendëve të egër, pranë Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku edhe do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas kryerjes së grafive dhe diagnostifikimit paraprak, dyshohet se shpendi i rrallë mund të jetë përplasur fuqishëm me masiv shkëmbor gjatë gjuetisë për t’u ushqyer nga ndonjë gjitar,i cili i ka dëmtuar lehtësisht krahun e djathtë.