Lajme Maqedoni

Kapet me drogë, këngëtari Shpat Kasapi është këshilltar i zv.kryeminisrit

Adhuruesit e muzikës së këngëtarit Shpat Kasapi mund të mos e dijnë se ai, përveç që këndon, kohë më parë është bërë pjesë e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, si këshilltar i tij.

Artan Grubi ushtron funksionin e zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe atë të Ministrit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Mediat në Maqedoninë Veriore kanë raportuar sot se këngëtari Shpat Kasapi që njëherit është edhe këshilltar i Artan Grubit është kapur me drogë të llojit kokainë para 1 muaji në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET.

Ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi adekuate. Ai është liruar por ndaj tij do të filloj gjykimi së shpejti.

This image has an empty alt attribute; its file name is shpati-kasapi-artan-grubi-600x360.jpg