Lajme

Kapet hajni që dëmtoi gjashtë vetura dhe vodhi gjësende në një parking në Prishtinë

Policia ka prangosur një shtetas të huaj dje në Prishtinë, pasi dyshohet se në parkingun e banesave ka dëmtuar gjashtë vetura, në katër prej tyre ai ka vedhur gjësende.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Simon Shiroka, Prishtinë 14.11.2020 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti dyshohet se në parkingun e banesave, kishin dëmtuar 6 vetura nga të cilat përveç dëmeve materiale, kishte vjedhur edhe gjësende personale të katër pronarëve të veturave, dy femra dhe dy meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.