Lajme

Kapet fieraku i kërkuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të

Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni.

Në njoftimin për mediat thuhet se “seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Muzgu”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane.

Si rezultat i operacionit, në rrugën e Dibrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

A. N., alias A. A., 51 vjeç, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën”.


Etiketa: , ,