Maqedoni

Kapen dy grabitës nga Gostivari

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gja

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Forinë të Gostivarit janë arrestuar dy grabitës.

Respektivisht, dje rreth orës 09:30 policia e rajonit të Gostivarit ka arrestuar 21-vjeçarin Lj.M. dhe 22-vjeçarin H.M., të dy nga fshati Forinë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Të arrestuarit dyshohet se kanë kryer grabitje në rajonin e Gostivarit, dhe akuzohen për veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”.

MPB njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet padi konkrete.

The post Kapen dy grabitës nga Gostivari appeared first on Alsat.