Kosovë

Kanosi një person me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për kanosje me armë zjarri, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar nga zyrtarët policorë të stacionit Jugu në Prishtinë, mëngjesin e sotëm, në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

“Sot nga zyrtarët policor të stacionit jugu në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:30 , në lagjen Emshir në Prishtinë.  Të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar  një armë e tipit SIG SAUER 7.65mm me pesë (5) fishekë si dhe një sasi e substancës narkotike (kanabis sativa). Personi i dyshuar:  A. K. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me rekomandimin e prokurorit të shtetit, dërgohet në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje, Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.