Sport

Kane për shkarkimin e Mourinhos: Pesë minuta para zyrtarizimit mësova për shkarkimin e portugezit

Harry Kane mungoi në stërvitjen e së premtes dh

Harry Kane mungoi në stërvitjen e së premtes dhe po lufton me kohën për të mos munguar në finalen e Kupës së Ligës kundër Cityt në “Wembley”, njofton Insajderi.

Sulmuesi, i cili vuan një dëmtim në kavilje, flet për herë të parë edhe për shkarkimin e Jose Mourinhos të hënën. Gjatë një interviste për “Sky Sports”, ai tha se e zbuloi atë vetëm pesë minuta përpara se të njoftohej zyrtarisht dhe ishte i surprizuar:

“Do jem 100% i sinqertë. Unë u surprizova nga lajmi. Erdha në qendrën stërvitore atë ditë dhe e zbulova pas 5-10 minutash përpara se të komunikohej. Unë kisha një marrëdhënie të shkëlqyer me Mourinhon. I uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Tani kemi një finale për të përgatitur”, tha kapiteni i Anglisë. /Insajderi.com