Kronika e Zezë

Kamenicë, sekuestrohen 270 kilogramë mish pule në një veturë me targa të Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një patrullimi në fshatin Rokoqicë të Kamenicës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë veturë policia njofton se janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme: 270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare.

KONTRABANDIM ME MALLRA

Fsh. Rogoqicë. Kamenicë, 28.09.2020-0:15. Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se kishte pas të ngarkuara mallra të ndryshme:  270 kg mish i pulës, 48 kanaqe pije energjike, 1 kg duhan refuz dhe dy shteka me cigare. Në konsultim me prokurorin mallrat dhe vetura e të dyshuarit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, i dyshuari është liruar.