Lajme

Kamenica në zonën e kuqe, Kastrati kërkon të respektohen masat

Me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, Ka

Me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, Kamenica ka hyrë në zonën e kuqe, njofton Insajderi.

Për këtë qytet tani do të ketë kufizime të reja. Nga ora 19:00 do t’i nënshtrohet orës policore.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Qëndron Kastrati, kryetar i Kësaj komune kërkoi nga qytetarët e Kamenicës që të respektojnë këto masa.

“Ishte e pritshme por nuk e dinim që sot do të vendosej, por duhet ta kemi parasysh që jemi në një situatë emergjente të jashtëzakonshme dhe brenda orëve merren vendimet. Në brenda orës 18:00 e kemi marr e-mailin dhe jemi pajtuar, si dhe i ftoj qytetarët që t’i respektojnë këto vendime dhe ta rrisin kujdesin”.

“Për momentin gjendja është stabile por duhet ta keni parasysh që pacientët trajtohen në spitalet regjionale dhe në QKUK dhe ne vetëm mbajmë kontakte dhe mundohemi t’i rrimë gati familjeve”.

“Tash shpërndarja e infeksionit nuk është prej një burimi, pra janë raste të ndryshme të kontakteve dhe zakonisht testet kryesisht bëhen prej atyre që paraqiten simptomat”, tha Kastrati. /Insajderi.com