Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë.
Kamberi ka thënë se për gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit.
“« Je vous ai compris » (“Unë ju kam kuptuar”). Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më 4 qershor 1958, mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës”
“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, ka shkruar Kamberi.