Ballkan

Kamberi i reagon Vuçiqit: Po përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi që sipas tij, ky i fundit po tenton që t’i kontrollojë karrikat e deputetëve joshqiptarë në Kosovë dhe atyre joshqiptarë në Serbi.

Ai madje tha se Vuçiqi po përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen atij

Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës.

Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qoshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj”, ka shkruar Kamberi.

Ai thotë se e tërë kjo po bëhet para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare.