Sport

Kallaku, Doka dhe Molla vijnë për herë të parë, Reja fton dhe dy lojtarë të Lokomotivës së Zagrebit. Ja lista e plotë

Trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja ka thirrur 2

Trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja ka thirrur 29 futbollistë për ndeshjet e kombëtares kuqezi në muajin në tetor. Ashtu siç ishte paralajmëruar, janë grumbulluar për herë të parë me ekipin A të Shqipërisë futbollistët Marko Molla (Bolonja), Sherif Kallaku (Lokomotiva Zagreb), Albi Doka (Gorica).





Mirëpo, tekniku italian u ka dhënë mundësinë dhe dy lojtarëve të nënkampionëve të Kroacisë, Lokomotiva Zagrebit; Jon Mersinajt dhe Enis Çokajt të thirren për të parën herë në karrierë me Shqipërinë.

Ndërkohë, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Elseid Hysaj dhe Odise Roshi nuk u ftuan nga Reja pas festës së fejesës së lojtarit të Akhmatit Groznit, Roshi, teksa  ai dhe shokët e kombëtares morën pjesë duke thyer rregullat e karantinës.

Grumbullimin me Shqipërinë e ka humbur dhe Ardian Ismajli me Armando Sadikun. Futbollisti i ri i Specias ka pësuar dëmtim muskulor dhe ende nuk është riaftësuar, kurse sulmuesi i Erzurumit nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në muajin shtator.

Në muajin tetor, kombëtarja do të zhvillojë 3 ndeshje; 1 miqësore më 7 tetor Armeninën dhe dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve me Kazakistanin në 11 tetor dhe 14 tetor me Lituaninë.