Kosovë

“Ka potencial dhune”, Arben Gashi pas kërcënimeve të VV’së se nuk e lë Selmanajn në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi në një konferencë për media ka kritikuar sjelljen e sotme të LVV`së në seancës e Kuvendit të Kosovës kundrejt zv.kryeministrit Driton Selmanaj.

Ai ka thënë që është e drejtë e tyre që të përdorin mjete të demokracisë, por jo edhe të bëjnë sjellje të dhunshme.

Pra e drejta e tyre kushtetuese për të përdorur instrumente të demokracisë nuk kontestohet dhe as nuk dënohet në asnjë formë. Por sjellja e dhunshme që pamundëson mbajtjen e seancës duke përdorur mekanizma jo demokratik dhe jo kushtetues është i papranueshëm”, ka thënë ai. 

Gashi më tutje foli edhe për kryesuesen e seancës së Kuvendit, Arbërie Nagavci e cila vie nga LVV`ja. Gashi tha se ajo është e detyruar që të garantojë kushte për mbarëvajtjen e seancës.

Kuvendi i Republikës po kapet peng nga kryesuesja dhe deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kryesuesja e Kuvendit është e obliguar që të garantojë kushtet për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Republikës. Pra është e detyruar. Nuk është në zgjedhjen e saj a don me garantu kushte apo jo”, ka thënë më tutje ai. 

Sjelljen e sotme të VV`së, në Kuvendin e Kosovës, Gashi e ka cilësuar si të dhunshme dhe arbitrare. 

“Ajo çfarë ne kemi parë sot është një sjellje arbitrare me potencial dhune e dënueshme dhe jodemokratike por ne këtu jemi dhe nuk do të lejojmë në asnjë formë që vullneti qytetar dhe demokratik të shkelet me veprime të mundshme. Ajo çfarë ndodhi sot është veprim i dhunshëm i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.