Lajme

Juventusit i kthehet Ronaldo dhe gjen ekuilibrat – Poker ndaj Spezias (VIDEO)

Cristiano Ronaldo kthehet, Juventusi ringjallet

Cristiano Ronaldo kthehet, Juventusi ringjallet. U desh rikthimi i CR7 që kampionët e Italisë të gjejnë golat dhe paraqitjen e mirë, sidomos në 45′ e dyta ndaj Spezias.

Në fund, tabela thotë 4-1 për bardhezinjtë, që në 45′ e para vuajtën jo pak dhe pasi shënuan shpejt me Morata dhe panë VAR t’i anulonte një gol, do të barazoheshin nga Pobega.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Në 45′ e dyta, aktivizimi i portugezit, i kthyer pas 20 ditësh nga Covid-19, ka sjellë edhe thyerjen e ekuilibrave, pasi menjëherë gjeti rrjetrën me asist të Morata dhe më pas me penallti do të shënonte golin e 4-1.

Në mes, asist fantastik nga Chiesa për Rabiot që finalizoi. Ish-futbollisti i Fiorentinas decciziv edhe te penalltia e fituar. Bardhezinjtë kalojnë kështu me Interin në renditje dhe shkojnë 12 pikë.


Etiketa: , ,