Sport

Juventusi fiton me rikthimin, Dybala shkëlqen me dy gola

Juventusi ka marr fitore ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 2-1, në një ndeshje që ishte mjaftë interesante.

‘Zonja e Vjetër’ e nisi ndeshjen me posedimin e zakonshëm, duke krijuar edhe raste.

Ronaldo rrezikoi i pari në minutën e 20-të, por goditja e tij shkoi ngjiur me shtyllën.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Lokomotiva u tegua e rrezikshëm në një kundërzbritje në minuitën e 30-të, kur Joao Mario gjuajti bukur, por u prit nga portieri, e nga topi i kthyer shënoi Aleksey Miranchuk për 1-0 në të mirë të rusëve.

Ky gol sikur i prishi paska balancat e Juves, që nuk arrinin të depërtonin në zonës e mysafirëve.

Paulo Dybala shënoi në minutën e 40-të, por goli i anulua për një goditje dënimi në sulm.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Juventusit, që përveç Ronaldos e Dybalas, në fushë u fut edhe Gonzalo Higuain.

Ky i fundit rrezikoi bukur dy herë, por në të dyja rastet ishte i pafat.

Juve u desh ta pres minutën e 77-të dhe magjinë e Dybalas i cili me nj gjuajtje të fortë nga jashtëzonës shënoi për 1-1.

Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ky gol i dha zemër italinëve që kërkonin edhe golin e dytë. Nuk vonoi shumë, pasi pas dy minutash Dybala e gjeti edhe golin e dytë. Ishte Alex Sandro që gjuajti, e nga topi i kthyer argjentinasi shënoi.

Deri në fund ‘Zonja e Vjetër’ kishte edhe raste tjera, por që gola më nuk pati.

Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 7 pikëve, duke bërë një hap të madh përpara drejt kalimit të fazës së grupeve.