Sport

Juventus publikon fanellat e reja për sezonin 2021-2022

Websajti i specializuar për dizajnin e fanellav

Websajti i specializuar për dizajnin e fanellave të skuadrave të mëdha europiane “Footy Headlines” në bashkëpunim me “La Maglia Bianconera” kanë publikuar disa foto të uniformave që klubi i Juventusit mund të përdorë në sezonin e ri 2021/2022, njofton Insajderi.

Fanella e parë përmban vija klasike bardhezi dhe miraton një model klasik për të bërë nderime për dhjetë vitet e klubit në “Allianz Stadium” (ndeshja e parë daton më 8 shtator 2011), ndërsa për fanellën e dytë ka dy mundësi të mundshme, e para me një fanellë të zezë dhe logo me ngjyrën portokalli të kombinuar me rozë, dhe tjetra gjithmonë e zezë, por më tradicionale.

Uniforma e tretë, mund të jetë vërtet revolucionare dhe që kombinon me ngjyrë të verdhë me blu dhe të bardhë e cila përkon me vitet ’90. /Insajderi.com