Sport

Juventus mendon për transferimin e Adama Traore

E ardhmja e Paulo Dybalës te Juventusi sa vjen

E ardhmja e Paulo Dybalës te Juventusi sa vjen dhe zbehet. Minutazh i pakët me Pirlon, dëmtim, vonesa për çështjen e rinovimit kanë përforcuar idenë se argjentinasi nuk do të qëndrojë më në Torino, njofton Insajderi.

Në media ka qarkulluar së fundmi thashetheme se “Zonja e Vjetër” po planifikon të gjejë zëvendësuesin e numrit 10 të Juventusit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Bëhet fjalë për lojtarin nga Premier League, Adama Traore që aktivizohet te Wolverhampton Wanderers. Media spanjolle “Don Balon” shkruan se Juventusi po e ndjek lojtarin e klubit anglez dhe mund të shpenzojë 60 milionë euro për ta blerë lojtarin. /Insajderi.com