Sport

Juventus me ofertë serioze për afrimin e argjentinasit Icardi nga PSG-ja

Juventus mbetet një mundësi e hapur për sulmues

Juventus mbetet një mundësi e hapur për sulmuesi argjentinas të kampionëve francez. “Zonja e Vjetër”, do të tentojë të afrojë ish-kapitenin e Interit, që aktualisht është pjesë e PSG-së, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes italiane “Calciomercato.com”, ‘bardhezinjtë’ i kanë dërguar ofertë PSG-së për sulmuesin argjentinas.

Juventusi është gati të ofrojë 50 milionë euro, aq sa kërkon ekipi francez, për të lënë të lirë Icardin, i cili duket se nuk është në plane e trajnerit Pochettino dhe është nxjerrë në shitje nga klubi.

28 vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024 teksa këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 21 ndeshje. /Insajderi.com