Lajme

Juve ngec me Leccen, dhuratë për Interin

Juventus nuk shkon më shumë se një barazim 1

Juventus nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 ndaj Lecces në transfertë, duke i dhënë një mundësi të artë Interit për të marrë kreun e Serie A.

Bardhezinjtë vinin në këtë ndeshje pa Cristiano Ronaldon, të cilin trajneri Sarri vendosi ta linte pushim, por me sa duket ka gabuar rëndë. Pavarësisht se “Zonja e Vjetër” mori avantazhin në minutën e 50-të, pas 11-metërshit të shndërruar në gol nga Dybala, Lecce arriti të reagonte.

Gjashtë minuta më vonë, ishte Mancosu, i cili në të njëjtën mënyrë si “La Joya”, shënoi nga pika e bardhë, pas një topi të prekur me dorë nga De Ligt. Barazim 1-1, me Juventusin që pavarësisht se u përpoq deri në fund, nuk arrit të çante mbrojtjen e Lecces.


Etiketa: , ,