Klubi londinez Tottenham raportohet se është interesuar për të transferuar në Angli një qendërmbrojtës. Bëhet fjalë për koreano-jugorin Kim Min-jae, i cili aktivizohet në radhët e Beijing Gouan në kampionatin kinez. Atje ai njihet me nofkën “Përbindëshi” për shkak të gjatësisë së tij (1.9 m). Ekipi i Mourinho-s po përballet me Chelsea për të marrë shërbimet e mbrojtësit, pasi edhe Frank Lampard interesohet për të. Tottenham e sheh Kim si zëvendësuesin e Jan Vertonghen dhe janë të interesuar që prej verës së kaluar, por ende nuk ka një akord. Të presim e të shohim, por duket se Spurs janë favoritë për të.