Lajme

“Jorgo Toto”/ Agim Kajmaku letër Arta Markut

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i ka dër

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, i ka dërguar letër kryeprokurorës Arta Marku, pas lajmit të publikuar nga Partia Demokratike se Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin që Agim Kajmaku është shtetasi Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

Ai i ka përcjellë organit të akuzës të dhënat me vendimin e pafajësisë dhënë nga Gjykata e Janinës në shtator të këtij viti. Kajmaku thotë se nuk ka qenë në dijeni të dënimit në Greqi për falsifikim parash. “Jam në pritje të të dhënave nga Gjykata e Apelit të Janinës si dhe Prokuroria e Janinës me shkrim”, thotë ai.

Ai thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta.

Në përgjigjen e publikuar sot nga Sekretari i PD, Gazmend Bardhi, Prokuroria i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i hiqet mandati i kryebashkiakut Agim Kajmakut, pasi ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit.

LEXO EDHE:

Prokuroria: Agim Kajmaku është Jorgo Toto. Bardhi: Rama ta shkarkojë


Etiketa: , ,