Lajme

“Jo mësim online”/ Studentët nisin protestën para MAS – LIVE

Nisja e vitit të ri akademik online i ka gjetur

Nisja e vitit të ri akademik online i ka gjetur studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin online, që komiteti i ekspertëve njoftoi disa ditë më parë, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Një nga kërkesat e studentëve është përgjysmimi i tarifës vjetore të studimit meqënëse mësimi do te zhvillohet online.

Sakaq ka mbëritur dhe policia të cilët janë duke paralajmëruar studentët për shpërndarje në kuadër të ligjit anti-Covid.

Vendimi për mbylljen sërish të auditorëve erdhi pas dy javësh me mbi 4 mijë raste dhe 60 viktima nga COVID-19, të cilat detyruan ministrinë e Shëndetësisë të vërë në punë spitalin e tretë për COVID-19.


Etiketa: , , , , ,