Opinione

Jo kushtëzim për të zhdukurit

Nga Veton Surroi 

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se në dialogun me Serbinë çështja e të zhdukurve nuk bën të lidhet me çështjet tjera. Ai ka thënë se kjo temë duhet të konsiderohet obligim thelbësor humanitar.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mbetjet mortore të qytetarëve të zhdukur në luftë nuk mund të kushtëzohen me çfarëdo marrëveshje tjetër,

“Duke u lidhur me ‘marrëveshjen përfundimtare’ legjitimohet fshehja e deritanishme dhe mosmarrja e përgjegjësisë për zbulimin e gjetjeve mortore të qytetarëve të zhdukur gjatë dhe pas luftës”, ka shkruar ai.

Surroi ka thënë se nëse është arritur dakordim mes Kosovës, Serbisë dhe Bashkimit Evropian për mekanizmat që çojnë drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve, është obligim i tyre t’ia fillojnë zbatimit menjëherë.

“Ndryshe, bëhen bashkëpërgjegjës për 20 vitet e kaluara ku të zhdukurit janë bërë pjesë të tregtisë politike brenda Kosovës dhe Serbisë si dhe në marrëdhëniet mes tyre”, ka shkruar ai.

Sot gjatë ditës është bërë e ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur një draft marrëveshje në Bruksel që do ndihmojë në gjetjen e personave të zhdukur. Por, ky draft do të funksionalizohet në rast të arritjes së marrëveshjes finale, duke përfshirë tri shtylla bazë.