Lajme

“Jeni prindër vetë, kam një vajzë të vogël”/ Ja ç’tha në gjyq nusja që helmoi vjehrrën

Marjana Cmeta, e cila helmoi dy vjet më parë

Marjana Cmeta, e cila helmoi dy vjet më parë vjehrrën me “lëng magjik”, u dënua ditën e djeshme me 32 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 21-vjeçarja u akuzua për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Mohimi i akuzës dhe kërkesa për të qenë pranë vajzës së vogël, nuk e shpëtuan Marjana Cmetën nga qelia.

“Vendimet ndaj meje më kanë vrarë shumë. Shpirtërisht dhe moralisht ndihem e shkatërruar nga këto vendime. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, ju jeni prindër vetë, unë kam një vajzë të vogël që po rritet pa mua. Ju lutem, vini dorën në zemër dhe të mos e lini të rritet pa nënën, si dhe një nënë që të jetojë pa vajzën e saj. Unë para vetes dhe Zotit jam e pafajshme”-tha Marjana Cmeta, sipas Panorama.

Lexo edhe:

“Pije se t’bën mirë”/ Dënohet me 32 vite burg nusja që vrau vjehrrën


Etiketa: