Lajme

Japoni: Bora bllokon rreth një mijë shoferë në autostradën e ngrirë

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të lirojnë më sh

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të lirojnë më shumë se 1.000 automjete të cilat janë bllokuar në një autostradë për dy ditë pasi një stuhi e madhe dëbore goditi Japoninë.

Autoritetet u kanë shpërndarë ushqim, karburant dhe batanije shoferëve në autostradën Kanetsu, e cila lidh kryeqytetin Tokio me Niigata, në veri.

Bora, e cila filloi të mërkurën në mbrëmje, ka shkaktuar bllokime të shumta trafiku përgjatë rrugës.

Ajo ka lënë gjithashtu më shumë se 10,000 shtëpi në veri dhe perëndim pa energji elektrike./Insajderi.com

BBC News