Kronika e Zezë

Janë snaksionuar 180 vozitës në Shkup, 36 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 180 shkelje, dhe atë: 36 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 5 gjoba shoferëve fillestar, 18 të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 9 gjoba për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 49 për parkim të parregullt.